top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AMBASADORI I SHBA-SË NË MEKSISKË: DJALI I ÇAPOS E SOLLI DËRR NË THES NË AMERIKË SHEFIN E KARTELIT SINALOA EL MAJO (MAYO) ZAMBADA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 10, 2024
  • 1 min read
ree

Meksiko, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Shefi i kartelit Sinaloa, El Majo (Mayo) Zambada u largua në Shtetet e Bashkuara kundër vullnetit të tij, ndërsa z. Zhoakuin (Joaquín) Guzmán López, djali i shefit tjetër të kartelit i njohur si “Shkurtabiqi” (El Chapo), u dorëzua.

 

Ishte një operacion karteli. Zbulimi, 15 ditë pas arrestimit të dy kriminelëve, erdhi nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Meksikë Ken Salazar, i cili në një konferencë për shtyp mohoi ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të vendit të tij në arrestime.

 

Nuk ishte një avion amerikan, nuk ishte një pilot amerikan, nuk ishin agjentët tanë apo personeli ynë në Meksikë”, tha ai.

 

Sipas ambasadorit Salazar, djali i Çapos (Chapo) vendosi të dorëzohej, duke marrë me vete El Majon (Mayo), pa e ditur se çfarë do të ndodhte.

 

Fluturimi u nis nga Sinaloa dhe më pas u ul në Shën Terezë (Santa Teresa), Meksikua e Re (New Mexico), në Shtetet e Bashkuara.

 

Ne vetë u habitëm dhe njoftuam menjëherë kolegët tanë në qeverinë meksikane”, tha ai.

 

Disa orë më parë, presidenti Andrés Manuel López Obrador kishte akuzuar Uashingtonin për mungesë bashkëpunimi.

 

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page