top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISHULLI I KRETËS | NJË OPERACION SHPËTIMI PËR EMIGRANTËT ËSHTË NË ZHVILLIM E SIPËR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Ishulli i Kretës, Greqi | Roja Bregdetare nisi një operacion shpëtimi gjatë natës të mërkurën pasi një varkë që mbante rreth 75 deri në 80 emigrantë u pa në rrezik në jug të ishullit Gavdos, pranë Kretës”.


Kështu raportoi transmetuesi shtetëror “ERT”.


Një anije e Rojës Bregdetare është në proces të transferimit të tyre në vend të sigurt dhe pritet t'i sjellë ata në portin e Paleokorës (Paleochora), në bregdetin jugor të Kretës, më vonë gjatë mbrëmjes.


Nga atje, ata do të çohen në një qendër të përkohshme pritjeje në Agjia, pranë Hanias, ku 153 migrantë nga operacionet e mëparshme të shpëtimit janë ende në pritje të transferimit në strehimore në kontinent.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page