IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): U BËJ THIRRJE MYSLIMANËVE TË BASHKOHEN KUNDËR TË HUAJVE KEQDASHËS.

Iran, Teheran | “Forcat e armatosura të fuqishme të Iranit kanë demonstruar gatishmërinë, aftësinë dhe forcën e tyre përballë ushtrisë më të shtrenjtë në botë”.
Kështu tha ministri i Jashtëm Abbas Aragçi (Araghchi), në një postim në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), duke shtuar se se ushtria iraniane kishte demonstruar aftësinë e saj për t'u përballur me ushtrinë më të shtrenjtë në botë dhe u bëri thirrje myslimanëve të qëndrojnë të bashkuar kundër të huajve keqdashës.
“Kur myslimanët qëndrojnë të bashkuar, ne mund të përballemi drejtpërdrejt me çdo sfidë nga të huaj keqdashës.
Është koha të mbështetemi vetëm te vetja dhe të përqafojmë vëllazërinë e vërtetë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments