IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): HAKMARRJE NDAJ VENDEVE QË OFROJNË NDIHMË PËR SHBA-ës.

Teheran, Iran | Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragçi (Araghchi), tha se çdo vend që merr pjesë, bashkëpunon ose ndihmon Shtetet e Bashkuara do të mbahet përgjegjës nga Teherani.
“Çdo pjesëmarrje, bashkëpunim ose ndihmë në kryerjen e agresionit kundër Iranit do të sjellë përgjegjësi ndërkombëtare të palëve të përfshira”, tha ministri Abbas Aragçi (Araghchi), duke shtuar se Irani rezervon të drejtën për të marrë të gjitha masat e nevojshme brenda kuadrit të vetëmbrojtjes legjitime, gjatë një fjalimi në Kirgistan në një takim të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments