IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): IRANI ËSHTË GATI TË MBROJË SIGURINË DHE SOVRANITETIN E TIJ; BISEDË TELEFONIKE ME HOMOLOGUN SAUDIT FAISAL BIN FARHAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 60 minutes ago
- 1 min read
Teheran, Iran | “Irani është plotësisht i përgatitur për të mbrojtur sovranitetin, integritetin territorial dhe sigurinë kombëtare”.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragçi (Araghchi), e deklaroi këtë në një bisedë telefonike me homologun e tij saudit, Faisal bin Farhan.
“Çdo veprim armiqësor nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, ose bashkëpunimi i vendeve në rajon, do të përballet me një përgjigje proporcionale nga Irani, dhe përgjegjësia për të gjitha pasojat do të bjerë mbi ata që janë përgjegjës”, - tha ministri i Jashtëm Aragçi (Araghchi).
Ministri Farhan bëri thirrje gjithashtu për një ulje të tensioneve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments