IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): JEMI GATI TË PËRGJIGJEMI KUNDËR ÇDO VEPRIMI AVENTURIST NGA SHBA-ës.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 34 minutes ago
- 1 min read
Teheran, Iran | Ministri i Jashtëm Abbas Aragçi (Araghchi), paralajmëroi kundër çdo veprimi aventuresk nga Shtetet e Bashkuara në biseda të ndara telefonike me homologun e tij turk dhe komandantin e ushtrisë pakistaneze.
Kështu kumtoi vetë ai në platformën shoqërore virtuale “Telegram”.
Ministri Aragçi (Araghchi) theksoi gatishmërinë e vendit të tij për t'iu përgjigjur me vendosmëri çdo agresioni.
Ai iu drejtua gjithashtu homologut të tij saudit, duke deklaruar se çdo agresion nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, ose pjesëmarrja e vendeve rajonale në veprime të tilla, do të përballet me një përgjigje vendimtare dhe proporcionale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments