top of page
E BARDHË SHIRIT.png

INGLLISHTAUN (ENGLISHTOWN); XHERSI I RI | XHON ALITI (JOHN ALITE) U ARRESTUA; FAJDE ME INTERESA TË LARTA; DAJAK PËR ATA QË NUK PAGUANIN PARATË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 minutes ago
  • 2 min read

Ingllishtaun (Englishtown), Xhersi i Ri (New Jersey), Amerikë | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me një skuadër të forcave speciale SWAT të Policisë Shtetërore të Xhersit të Ri (New Jersey) arrestuan:

1- Z. Xhon Aliti (John Alite), me moshë 63 vjeç, me origjinë fisnore nga Gjirokastra, ish-vrasës me pagesë i familjes kriminale italiane Gambino.


Prokurorja e Përgjithshme e shtetit, Xhenifër (Jennifer) Davenport bëri publike akuzat penale kryesore që rëndojnë mbi të, më e rënda ajo e fajdes (Usury/Loansharking).


Ai akuzohet se ka dhënë hua monetare me interesa jashtëzakonisht të larta dhe të paligjshme, të cilat kalojnë kufijtë maksimalë të lejuar me ligj.


Hetimet penale paraprake treguan se ai përdorte dhunën, forcën dhe trembjen për t'u marrë paratë ose pronat viktimave që nuk paguanin dot borxhet.


Ai dyshohet se ka shfrytëzuar shoqërinë e tij mediatike, Straightened-Out Entertainment, Inc., si mbulesë për të pastruar paratë dhe për të promovuar këtë skemë kriminale.


Bashkë me të edhe një 67-vjeçar i quajtur Stefn Lokrotondo (Stephen Locrotondo), i cili akuzohet si bashkëpunëtor dhe koordinator në skemën e fajdeve.


Ai ka qenë vrasës me pagesë i familjes mafioze italiane Gambino).


Ai madje kishte hyrë në politikën lokale, duke u zgjedhur në prill të vitit 2025 si anëtar i Këshillit Bashkiak në Ingllishtaun (Englishtown).


Kolegët e tij në këshill dhe kryetari i bashkisë u shprehën të befasuar nga arrestimi, duke theksuar se ngjarjet nuk kanë lidhje me punën e tij zyrtare, por se do të presin vendimin e gjykatës.


Avokati i tij ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm dhe do t'i kundërshtojë të gjitha akuzat penale në procesin gjyqësor që pritet të nisë së shpejti.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page