GJIROKASTËR | ROBERTO LAPA U ARRESTUA; MË HERËT SI BASHKËPUNËTORË TË TIJ JANË ARRESTUAR BRAJAN HABAZAJ DHE LEANDRO KAPLLANI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Gjirokastër, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Roberto Lapa, me moshë 30 vjeç, nga fshati Risili i Vlorës.
Më herët janë arrestuar:
1- Z. Brajan Habazaj.
2- Z. Leandro Kapllani.
Njoftim | Gjirokastër.
I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Strike 2”, për një rast të heqjes së paligjshme të lirisë dhe dhunimit, kapet në Gjirokastër 30-vjeçari.
I ndaluari dhe 2 bashkëpunëtorët e tij morën me forcë në Vlorë, një 20-vjeçar, më datë 21.05.2026, për t’i marrë 6000 euro.
Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve ndërmjet strukturave hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, u ndalua, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës “Shqiponja” të DVP Gjirokastër, shtetasi i shpallur në kërkim për llogari të DVP Vlorë, në kuadër të operacionit të koduar “Strike 2”, R. L., 30 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë.
30-vjeçari u kap teksa lëvizte me automjet, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”.
Ai akuzohet se më datë 21.05.2026, në bashkëpunim me shtetasit B. H. dhe L. K. alias L. L. (të arrestuar më parë), kanë marrë me forcë, në automjet, një 20-vjeçar, të cilin e kanë çuar në një ambient të veçuar, ku e kanë dhunuar, për t’i marrë 6000 euro.
Shtetasi R. L. iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments