KUBË | VDIQ THEMELUESI I POLICISË POLITIKE SIGURIMI I SHTETIT RAMIRO VALDES (I NJOHUR EDHE SI “KOMANDANTE RAMIRO”); PËRNDOQI KUNDËRSHTARËT E REVOLUCIONIT ME DHUNË DHE ME TERROR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 2 min read
Havanë, Kubë | Ramiro Valdes, i njohur si “Komandante Ramiro”, udhëheqësi historik i revolucionit që u ngrit në status pothuajse legjendar pasi themeloi dhe drejtoi shërbimet sekrete për vite me radhë si Ministër i Brendshëm i qeverisë së Kastros, vdiq në moshën 94-vjeçare.
“Largimi fizik i Komandantit të Revolucionit, Ramiro Valdes Menendez, është thellësisht i dhimbshëm, si ai i një babai.
Kështu e kam dashur dhe respektuar gjithmonë.
Kështu do ta kujtoj mbështetjen dhe këshillat e tij, bashkëpunimin e tij diskret dhe përkushtimin e tij shembullor në shërbim të Atdheut”, shkroi presidenti Miguel Diaz Kanel (Canel) në një mesazh në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
“Çdo akt i jetës së Komandant Ramiros u shënua nga besnikëria e tij absolute ndaj udhëheqjes së Fidel dhe Raul Kastros (Castro), ndaj shokëve të tij në luftë dhe ndaj Programit Monkada, thelbin e drejtë të të cilit ai e mbrojti që nga momenti i sulmit ndaj fortesës së diktaturës në vitin 1953 deri në frymën e fundit të jetës së tij shembullore, sot në Ditën e Babait, e cila është errësuar nga dhimbja e largimit të tij.
Fitorja qoftë gjithmonë e juaja, Komandant”, u tha në mesazh.
Ministri i Jashtëm Bruno Rodriguez shkroi gjithashtu një mesazh ngushëllimi, duke e quajtur një nga udhëheqësit më të njohur të Revolucionit.
“Valdesiishte një nga të paktët të mbijetuar, së bashku me vëllain e Fidelit, Raulin, të ekspeditës Granma në vitin 1956, kur familja Kastro dhe rebelë të tjerë zbarkuan në Kubë nga mërgimi në Meksikë për të rrëzuar diktatorin e mbështetur nga ShBA-ës, Fulgencio Batista.
Sulmi shënoi fillimin e një lufte guerile që do ta rrëzonte Batistën nga pushteti pak më shumë se dy vjet më vonë dhe do të sillte më shumë se gjashtë dekada socializëm”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments