LIBAN | UDHËHEQËSI I ORGANIZATËS TERRORISTE HEZBOLLAH NAIM KASEM (QASSEM): NUK KA ZONË TË SIGURT PËR IZRAELIN NË LIBAN; USHTRIA E TIJ NUK MUND TË QËNDROJË NË TOKËN LIBANEZE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read
Bejrut, Liban | Udhëheqësi i organizatës terroriste Hezbollah, Naim Kasem (Qassem), hodhi poshtë çdo sugjerim për një zonë sigurie izraelite në Liban, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu premtoi se trupat e tij do të qëndronin në jug të vendit për aq kohë sa të ishte e nevojshme.
“Prania e trupave izraelite në territorin libanez është e pamundur. Nuk ka zona të sigurta për Izraelin, ne kemi një ushtri kombëtare që ndërhyn dhe është përgjegjëse për ruajtjen e sovranitetit, dhe është me ta që bashkëpunojmë”.
Kështu tha udhëheqësi i organizatës terroriste Hezbollah, Naim Kasem (Qassem) në një fjalim televiziv, duke shtuar se Izraeli është agresor dhe duhet të largohet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments