INDONEZIANI MYSLIMAN I DEVOTSHËM U TRONDIT KUR MËSOI SE BASHKËSHORTJA I DOLI BURRË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 30, 2024
- 1 min read
Indonezi | Një bashkëshort indonezian u trondit kur zbuloi se bashkëshortja e tij ishte burrë.
Këtë gjë ai e zbuloi 12 ditë pasi ishte martuar me të.
Ai e kishte njohur bashkëshorten në Instagram ku ajo pretendonte se quhej Adinda Kanza.
Ai e pëlqeu shumë sepse ajo mbante shami, duke i krijuar bindjen se ajo ishte besimtare e devotshme e fesë islame.
Pikërisht mbi këtë bindje ai vendosi të martohej me të.
Por, pas 12 ditësh martesë ai filloi të dyshonte për bashkëshorten e tij për shkak se ajo refuzonte të kryente marrëdhënie seksuale, por jo vetëm, ajo refuzonte që të hiqte edhe shaminë e kokës kur ishin në shtëpi.
Ai arriti të mësonte se ajo i kishte prindërit gjallë (ndryshe nga sa i kishte thënë që ata i kishin vdekur).
Ishin pikërisht ata që i thanë se ajo ishte mashkull. Ata i thanë gjithashtu se në të shkuarën djali i tyre kishte pasur shumë dashnore.
Autoritetet vednore kanë hapur një hetim penal pasi dyshohet se martesa u lidh për përfitime financiare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































