INCIDENT NË NJË QENDËR VOTIMI NË POGRADEC | LUAN TOLLOZHINA MBËSHTETËS I PDSH-së GODITI KOMISIONERIN E PSSH-së ENTIN GEGA NË QENDRËN E VOTIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Pogradec, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Një incident ngjau në një qendër votimi në Pogradec.
Z. Luan Tollozhina, i njohur si një nga mbështetësit e subjektit politik pushtet-kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë në Pogradec goditi komisionerin e subjektit politik pushtet-mbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë Entin Gega në qendrën e votimit.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se z. Gega i ka ngacmuar të bijën z. Tollozhina, por, çdo pistë tjetër mbetet e hapur gjatë hetimeve penale paraprake.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires