top of page
E BARDHË SHIRIT.png

I HAPET UDHA LIGJORE NDËRTIMIT TË URËS MBI LUMIN BUNA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 20, 2023
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Republika e Shqipërisë ka ratifikuar plotësisht marrëveshjen me Republikën e Malin të Zi për ndërtimin e urës mbi lumin Buna, me anë të së cilës, do të lidhet Veliopoja me Ulqinin.


Marrëveshja ka kaluar edhe hallkën e fundit proceduriale administraive, duke u publikuar në Fletoren Zyrtare, pas dekretimit që iu bë asaj nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj.


Objektivi i përgjithshëm i projektit është ndërtimi i urës që përmirëson lidhjet ndërkufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke krijuar kushte për shfrytëzimin maksimal të potencialeve natyrore dhe kulturore, si dhe forcimin e zhvillimit ekonomik dhe social në rajon.

Hartimi i projektit është përgatitur me burimet financiare të palës shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH). Palët bien dakord të bashkëfinancojnë ndërtimin e Urës në masën 50% nga secila palë, duke përfshirë kostot totale të ndërtimit, mbikëqyrjes dhe shërbimeve të tjera që lidhen me realizimin e projektit. Marrëveshja për ndërtimin e urës u nënshkrua në Podgoricë, më 27 shkurt 2023 nga kryeministrat e dy vendeve, Dritan Abazović dhe Edi Rama, raporton SCAN. Referuar deklarimeve publike, punimet për këtë urë janë parashikuar të përfundojnë në gushtin e vitit të ardhshëm. Ura do të jetë e gjatë 380 metra me 3 harqe dhe do përdoret për makinat, kalimtarët e biçikletat. Kostoja e projektit llogaritet rreth 9 milionë euro. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page