HISTORIA E VALLËZIMIT TË BARKUT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 8, 2024
- 3 min read
Kajro, Egjipt | Historia e vallëzimit të barkut kalon shumë kufij kulturorë, duke filluar nga Lindja e Mesme dhe Afrika, dhe duke ecur përpara në evoluimin në kulturat perëndimore, si një formë kërcimi kulturor, dhe argëtimi ekzotik. Në shekullin e 21-të, zhanri ka fituar popullaritet të konsiderueshëm në të gjithë botën.
Vallëzimi i barkut është një formë ekzotike kërcimi që ka një histori të pasur që daton mbi 6000 vjet më parë. Disa njerëz e konsiderojnë “vallen orientale” si një kërcim joshjeje, ndërsa të tjerë besojnë se kërcimi i barkut e ka origjinën si një ritual pjellorie.
Gjatë gjithë historisë së Lindjes së Mesme, kërcimi i barkut është kryer në festime dhe raste të veçanta, si dasma, njoftime për lindje, dhe festivale. Në të gjithë botën, kurset e kërcimit të barkut mësohen për të mësuar lirinë e lëvizjes, dhe për të fuqizuar gratë që të duan trupin e tyre, dhe të kenë më shumë besim.
Termi “vallëzimi i barkut” një emër perëndimor, fillimisht i referohej vallëzimit tradicional të Lindjes së Mesme. Format më të hershme të kërcimit të barkut ishin vallëzimi egjiptian gauazi (gawazi), gjatë shekullit të 19-të, dhe Raks Sharki (Raqs Sharqi), një vallëzim arab i shekullit të 20-të.
Pavarësisht vendndodhjes së Egjiptit në Afrikë, dhe kontributeve nga kombe të tjera si Franca, Turqia, dhe Shtetet e Bashkuara, termi vallëzimi i barkut përdoret zakonisht sot, për të përfshirë të gjitha vallet tradicionale të rajonit të Lindjes së Mesme, duke përfshirë ato që nuk ndodhen gjeografikisht atje.
Eksploruesit francezë që udhëtonin në Egjipt, në shekullin e 18-të të erës sonë, panë kërcimtarë duke performuar një kërcim ekzotik, që ata vendosën ta quajnë “dance du ventre” (valle e stomakut).
Në vitin 1893 të es, promotori Sol Bloom, prezantoi kërcimin e barkut në Amerikë, në Panairin Botëror të Çikagos.
Në ato ditë, konsiderohej si guxim, nëse një grua zbulonte aq shumë, sa një kyç i këmbës.
Prandaj, kërcimi i barkut fillimisht u pa si i rrezikshëm dhe tronditës. Interesi për kërcimin intrigues u rrit, dhe u përhap shpejt në qytete të tjera. Forma perëndimore e kërcimit të barkut u rrit në popullaritet, pas përfshirjes së industrisë së filmit të Hollivudit, në reklamimin e kërcimit si një formë argëtimi.
Valltarët egjiptianë Tahia Karioka (Carioca), dhe Samia Gamal mbanin kostume të përpunuara të kërcimit të barkut në filmat e tyre, dhe u bënë yje ndërkombëtarë.
Kërcimi i barkut ka qenë aktiv në Turqi që nga vitet 1400, kur fiset udhëtuese të njohura si “çengis” (chengis) e thënë në shqip çingie, performonin në rrugë. Sot, çengiet ende kërcejnë për të argëtuar turistët, dhe për të kryer një stil të kërcimit të barkut që është autentikisht turk.
Në shoqërinë tradicionale myslimane, gratë shpesh mblidheshin për të luajtur një valle në mbrëmje. I njohur si Raks Sharki (vallëzimi i Lindjes), ky lloj kërcimi i barkut i ndihmonte gratë të përgatisnin muskujt e stomakut për lindjen e fëmijëve, si dhe kërcehej nga të rejat, për të shfaqur gatishmërinë e tyre për martesë.
Në Egjiptin e sotëm, është zakon të punësosh një balerinë barku, për të performuar në një martesë, në mënyrë që të bekojë çiftin e lumtur, me një bekim rituali të fertilitetit.
Në Egjipt, interpretuesit e kërcimit të barkut përdornin rekuizita, si vello, bastunë, dhe shpata, për të argëtuar publikun në rrugë, dhe gjatë festivaleve dhe festimeve fetare.
Para shekullit të 20-të të erës sonë, vallëzimi publik nuk ishte diçka që tolerohej nga autoritetet, por pranohej si pjesë e traditës kulturore. Pas kësaj kohe, kërcimtarët e barkut performuan në dasma, klube nate, dhe në ngjarje të tjera.
Ishin këta interpretues egjiptianë që popullarizuan fundin dhe sytjenat me rruaza (bedlah) që pranohet gjerësisht si kostum tradicional i vallëzimit të barkut të sotëm.
Interpretimi i vallëzimit të ditëve moderne.
Vallëzimi i barkut tani është shumë më tepër se argëtim. Është bërë një fitnes shumë popullor. Mësimet e vallëzimit të barkut mësojnë bazat e kërcimit tradicional, dhe inkurajojnë fillestarët e kërcimit të barkut të shprehen përmes lëvizjes.
Kurset fillestare të kërcimit të barkut ofrojnë një bazë të mirë, mbi të cilën mund të vazhdoni të mësoni më shumë, rreth kësaj forme fuqizuese të kërcimit. Kërcimi i barkut forcon dhe tonifikon muskujt e barkut, kofshët, ijet, vithet, shpinën dhe krahët.
Kurset e avancuara të kërcimit, mësojnë lëvizje unike, të izoluara nga shumë stile të ndryshme të kërcimit të barkut, dhe gjithashtu, si të zotëroni performancën tuaj, duke përdorur rekuizita tradicionale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments