HATI | BANDAT KRIMINALE PO BËJNË KËRDINË; TË PAKTËN 390 TË VDEKUR NË DY MUAJ; MBI 10 MIJË NJERËZ JANË ZHVENDOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 19 hours ago
- 1 min read
Port Au Prince, Haiti | Zëdhënësi i OKB-së, Stefan (Stéphane) Dujarric, tha se dhuna e bandave në Haiti gjatë dy muajve të fundit ka rezultuar në të paktën 390 vdekje.
Në një konferencë për shtyp, z. Dujarric përshkroi një përditësim dramatik në numrin e të vdekurve nga përleshjet e fundit midis bandave kriminale në qytetet Site Solej (Cité Soleil) dhe Krua-de-Buke (Croix-des-Bouquets).
“Këto ngjarje u dokumentuan midis 6 marsit dhe 16 majit, dhe kolegët tanë në terren thonë se dhuna buroi nga konkurrenca midis bandave për të zgjeruar ose rivendosur kontrollin e territorit”, tha zëdhënësi i OKB-së.
Ai raportoi se, sipas dëshmive, shumë njerëz u sulmuan në shtëpitë e tyre ose ndërsa iknin, ndërsa të tjerë u shënjestruan qëllimisht me dyshimin për bashkëpunim dhe se situata mbetet e paqëndrueshme.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), mbi 10000 njerëz u zhvendosën midis 10 dhe 15 majit, dhe 70% e të zhvendosurve aktualisht janë të vendosur në 20 vende, pesë prej të cilave janë krijuar së fundmi, ndërsa të tjerët janë të vendosur në komunitete tashmë të mbipopulluara.
Vala e re e personave të zhvendosur, raporton gjithashtu agjencia e OKB-së, po i rëndon rëndë shërbimet shëndetësore tashmë të kufizuara, duke vënë në dukje se në rajonin e Port-au-Prince, vetëm 11% e objekteve spitalore mbeten plotësisht funksionale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


























Comments