top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PARTIA KOMUNISTE PO MOBILIZON STUDENTËT KUNDËR SHBA-ës PAS AKUZAVE PENALE KUNDËR ISH-PRESIDENTIT RAUL KASTRO (CASTRO) PËR RRËZIMIN E DY AVIONËVE CIVILË NË VITIN 1996.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 19 hours ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Organizatat rinore dhe studentore kubaneze kanë bërë thirrje për një demonstratë të premten në gazetën historike anti-imperialiste “José Martí Tribune” në Havanë, pas ngritjes së padisë në Shtetet e Bashkuara të ish-presidentit 94-vjeçar Raul Kastro (Castro) për rrëzimin e dy avionëve civilë në vitin 1996 që i përkisnin një organizate anti-Kastro, duke vrarë tre qytetarë amerikanë.


Protesta u thirr nga Unioni i Komunistëve të Rinj (UJC) dhe lëvizjet studentore për të riafirmuar mbështetjen e tyre për udhëheqjen historike të Revolucionit.


Në deklaratën zyrtare thuhet se as kërcënimet, as bllokada, as rrethimi energjetik, as akuzat e rreme nuk do të jenë në gjendje ta përkulin vullnetin e popullit kubanez.


Iniciativa do të zhvillohet si pjesë e festimeve për 95-vjetorin e lindjes së ish-Presidetit Raul Kastro (Castro), ndërsa Kuba vazhdon të përjetojë një krizë të rëndë ekonomike dhe energjitike, të përkeqësuar nga sanksionet e ShBA-ës dhe ulja e furnizimeve me naftë në ishull.


Nga ana e saj, qeveria kubane ka përsëritur kritikat e saj ndaj veprimeve të Shteteve të Bashkuara kundër Kastros, duke argumentuar se akuzat janë të motivuara politikisht dhe shërbejnë për të justifikuar presionin e rinovuar kundër ishullit.


Në një deklaratë të re të botuar në rrjetin social virtual Iks (X), Ministria e Jashtme e Havanës deklaroi se akuzat e rreme kundër udhëheqësit të Revolucionit Kuban i shtohen përpjekjeve të dëshpëruara nga elementët anti-kubanë për të justifikuar ndëshkimin kolektiv dhe të pamëshirshëm të popullit fisnik kubanez.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page