HAPET TENDERI I DYTË HEKURUDHËS DURRËS- PRISHTINË | I PARI U KONSIDERUA SI I PARACAKTUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 26, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Hekurudha Shqiptare shpalli tenderin për studimin e fizibilitetit, dhe konceptimin e projekt-ideve për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë, ndërsa si afat shterues për dorëzimin e ofertave, është data 28 gusht 2023. Duhet theskuar se fillimisht tenderi për studimin e fizibilitetit u shpall në tetor të vitit 2023. Procedura arriti të kalonte fazën e parë të vlerësimit të ofertave, në muajin dhjetor të 2022, por, ajo u ankimua nga një prej subjekteve pjesëmarrës në tender, konkretisht u ankua Bashkimit i Shoqërive “ILF Consulting Engineers Austria” GmbH dhe “Abkons” Shpk. Komisioni i Prokurimit Publik konstatoi se ankesa e Bashkimit të Shoqërive në fjalë, ishte e drejtë, dhe urdhëroi Hekurudhën që të rivlerësonte fituesin e tenderit. Hekurudha Shqiptare vendosi ta anullojë tërësisht procedurën e zhvilluar në muajin tetor të vitit 2023, ta rihapte sërish tenderin me të njëjtat kushte.
Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë vlerësohet me një kosto finaciare që shkon afërsisht 700 milionë €. Ndërtimi i kësaj linje hekurudhore konsiderohet e një rëndësie të madhe ekonomike. Hekurudha do të shërbejë për transport udhëtarësh, e mallërash ndërmjet Shqipërisë, Kosovës, dhe rajonit, dhe pritet rritja ndjeshëm e tregëtisë, për shkak të kostove të ulëta dhe kapaciteteve të mëdha. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)















Comments