HALABAKËRIA DHE AGJENTURA E KRIMIT ORDINER SABOTUAN MESHËN ORTODOKSE NË SHKODËR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 5, 2024
- 1 min read
Shkodër, Shqipëri | Kumtohet se Mesha ortodokse në Shkodër është anuluar.
Muzika e lartë e lokaleve të natës përreth Kishës “Lindja e Krishtit” ka detyruar disa herë famullitarin At Nikolla Petani të ndërpriste meshën.
Duke qenë i pamundur vazhdimi saj ai vendosi ta ndërpriste përfundimisht atë, duke i udhëzuar besimtarët të tregoheshin të duruar.
Në kishë ishte e pamundur të dëgjohej fjala e At Nikolla Petanit për shkak të muzikës së lartë.
Muzika e lartë ishte ngritur nga individë që i përkasin Klasës shoqërore të Halabakërisë dhe nga individë që i përkasin agjenturës së krimit ordiner, të zhveshur nga ndjenja e respektit ndaj Kishës dhe fjalës që transmeton Ungjilli.
Natyrisht që aktet e tyre kriminale u shoqëruan me ngritjen e duarve përpjetë nga shteti shqiptar (autoritetet kompetente të pushteteve të ndryshme që kanë detyrë të bëjnë të mundur zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjeve në territorin ku shtrihet Shkodra).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































