OKB-ja: NË HAITI KANË VDEKUR MBI 1600 VETA MIDIS MUAJVE JANAR DHE MARS | MË SHUMË SE GJYSMA U PËRKASIN BANDAVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 30
- 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Më shumë se 1600 njerëz, shumica prej tyre anëtarë të bandave, janë vrarë në Haiti në tre muajt e parë të vitit 2025, ndërsa grupet kriminale intensifikojnë më tej përpjekjet e tyre për të zgjeruar kontrollin territorial.
Këtë e njoftoi OKB-ja.
“Midis 1 janarit dhe 31 marsit, 1617 persona u vranë dhe 580 u plagosën në dhunën që përfshinte bandat, grupet e vigjilencës, anëtarët e paorganizuar të popullsisë, si dhe gjatë operacioneve nga forcat e sigurisë”, sipas raportit tremujor të misionit politik të Kombeve të Bashkuara në vend.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments