top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HAITI | MBI 5700 TË VDEKUR DHE TË PLAGOSUR PËR SHKAK TË DHUNËS SË BANDAVE KRIMINALE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Oct 3
1 min read

Port-au-Prince, Haiti | “Të paktën 5700 njerëz janë vrarë ose plagosur në Haiti që nga fillimi i vitit që nga 11 shtatori, si pasojë e dhunës së bandave ose operacioneve kundër bandave kriminale”.


Kështu tha komisioneri i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volkër Tërk (Volker Türk), duke denoncuar zgjerimin dhe riarmatim të vazhdueshëm të grupeve kriminale.


Sipas raportit, mbi 230 persona janë rrëmbyer dhe më shumë se një mijë gra kanë qenë viktima të dhunës seksuale.


Komisioneri Tër (Türk) theksoi se numri i vërtetë i viktimave ka të ngjarë të jetë më i lartë.


Më shumë se gjysma e viktimave u regjistruan gjatë operacioneve të sigurisë, ndërsa afërsisht 280 persona u vranë ose u plagosën nga grupet e vetëmbrojtjes.


Komisioneri i Lartë bëri thirrje për një vendosje të përshpejtuar të Forcës së Shtypjes së Bandave të autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, e cila aktualisht ka afërsisht 1500 personel nga 5500 të planifikuar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page