top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GURI-KAPUÇ I PIRAMIDËS SË ZEZË | 1850 VJET PARA KRISHTIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 25, 2024
  • 2 min read

Kajro, Egjipt | Guri-Kapuç (Capstone) ose Piramidion i Piramidës së Zezë në Dashur (1850 para Krishtit), e njohur gjithashtu si Piramida e Mbretit Amenemhat III (1860-1814 para Krishtit), Dinastia e 12-të gjatë Mbretërisë së Mesme, Egjipti i lashtë.

U zbulua në vitin 1900, gjatë gërmimeve arkeologjike, nga drejtori i atëhershëm i Departamentit të Antikiteteve Gaston Maspero, ku në anën lindore të piramidës së Amenemhatit, u gjet një bllok gri i dalë nga rëra, i cili, pas një kontrolli më të afërt, u pa se ishte i dekoruar me mbishkrime të bukura.

Pas gërmimit, piramidioni u transportua në Muzeun Egjiptian në Kajro.

Kapaku i gdhendur nga një pjesë e vetme e bazaltit (granit i zi), është kryesisht i paprekur, përveç një cepi të thyer.

Me një lartësi prej 1.40 m dhe gjatësi bazë 1.85 m, peshon rreth 4.5 ton.

Skajet e poshtme janë të prera për të mbajtur bllokun në pozicionin e sipërm të piramidës.

Katër fytyrat e sipërme ishin të lëmuara dhe të gdhendura. Ana që tregonte nga lindja është e zbukuruar me një disk dielli me krahë të rrethuar nga dy uraei (paraqitje e dy gjarprinjëve të shenjtë, si një emblemë e fuqisë supreme, e veshur në mbulesat e kokës së hyjnive, dhe sovranëve të lashtë egjiptianë).

Më poshtë, dy uedjatat (sytë e Horusit) përfaqësojnë sytë e vetë mbretit.

Më poshtë, tre shenja nefer tregojnë bukurinë ose përsosmërinë.

Së fundi, një disk dielli përfaqëson perëndinë Ra, nga i cili, emri i fronit i Amenemhat “Ni-maat-re” shtrihet djathtas, dhe emri i tij personal “Imen-em-hat”, majtas.

Në tërësi, kompozimi thotë: “Amenemhat sheh përsosmërinë e Ra”.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page