top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GROENLANDË | KOMPANITË AMERIKANE TË SHPIMIT JANË GATI TË BËJNË SHPIME EDHE PA AUTORIZIM; MATERIALET PËRGATITORE U SOLLËN NË BREG.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Aug 8
1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Një kompani amerikane nafte e lidhur me presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) po përgatitet të shpojë puse në Groenlandën e largët, pavarësisht se nuk ka marrë leje nga autoritetet vendore”.


Kështu raportoi enti mediatik britanik “The Guardian”.


Materialet përgatitore të shpimit janë nxjerrë në breg në bregdetin lindor të Groenlandës ditët e fundit.


Kjo e ka shtyrë qeverinë e Groenlandës të lëshojë një paralajmërim të fortë, duke deklaruar se nuk është dhënë asnjë autorizim për zbarkimin e pajisjeve.


“Të gjitha çështjet logjistike të ardhshme duhet të diskutohen dhe miratohen nga Autoriteti i Burimeve Minerale përpara se të zbatohen”, u tha në një deklaratë.


Ekzekutivët në “Greenland Energy”, një kompani me seli në Teksas e themeluar vitin e kaluar, kanë pohuar se rezervat e naftës me vlerë 1 trilion dollarë mund të ndodhen nën rajonin Xheimson Llend (Jameson Land), gadishulli i madh i vendosur në Groenlandën lindore.


Ata njoftuan plane për të shpenzuar 60 milionë dollarë për të shpuar dy puse dhe për të kryer eksplorime.


Edhe pse Groenlanda ndaloi lëshimin e licencave të reja të naftës në vitin 2021 për arsye mjedisore, një kompani britanike e quajtur “80 Mile” ka siguruar të drejtat e eksplorimit në Xheimson Llend (Jameson Land).


Dokumentet e korporatës së “Greenland Energy” deklarojnë se ajo do të fitojë shumicën e aksioneve në projekt në këmbim të financimit të eksplorimit, megjithëse ende kërkon miratimin e qeverisë për të vazhduar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page