top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GROENLANDË | U ZHVILLUA PROTESTË GJATË PËRURIMIT TË NDËRTESËS SË RE TË KONSULLATËS AMERIKANE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 38 minutes ago
  • 1 min read

Nuk, Groenlandë | Qindra protestues u mblodhën të enjten pasdite në përurimin e ndërtesës së re të konsullatës amerikane në kryeqytetin e Groenlandës, për të protestuar kundër përpjekjeve të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për të marrë kontrollin e vendit.


Protestuesit mbanin flamuj të Groenlandës dhe pankarta me parrulla ku shkruhej:

1- Nuk jemi në shitje”.

2- Lëreni Amerikën të ikë”.


Ata i kthyen shpinën konsullatës dhe mbajtën një heshtje dy-minutëshe për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj ShBA-ës.


Ambientet e reja të konsullatës ishin përuruar pak më herët në prani të ambasadorit të ShBA-ës në Danimarkë, Kenethi Haueri (Kenneth Howery).


Presidenti (Trump) e ka përjashtuar përdorimin e forcës. E ardhmja e Groenlandës është një vendim që vetë banorët e Groenlandës duhet ta marrin”.


Kështu tha ambasadori në përurim, sipas rrjetit groenlandez “KNR”.


Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, refuzoi të merrte pjesë në ceremoni.


Disa ditë më parë, Kryeministri Nielsen ishte takuar me të dërguarin special të Presidentit Tramp (Trump) për Groenlandën, z. Xhef Londri (Jeff Landry), i cili mbërriti në Nuuk pa ftesë, pesë muaj pas emërimit të tij.


Mendoj se është koha që ShBA-ës të rikthejnë gjurmën e tyre në Groenlandë”, tha z. Xhef Londri (Jeff Landry), për agjencinë franceze të lajmeve “Afp”.


Groenlanda ka nevojë për ShBA-ës”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page