top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): NË GROENLANDË DO TË DËRGOJ SPITAL LUNDRUES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) njoftoi dërgimin e një spitali lundrues në Groenlandë, këtë pjesë autonome të Mbretërisë së Danimarkës që është nën sovranitetin danez dhe është një dëshirë e zjarrtë e presidentit amerikan.


Në partneritet me Guvernatorin e mrekullueshëm të Luizianës, Xhef Londri (Jeff Landry), ne do të dërgojmë një spital të shkëlqyer lundrues në Groenlandë për t'u kujdesur për shumë njerëz që janë të sëmurë dhe nuk marrin kujdesin që u nevojitet, është duke ardhur”.

 

Kështu shkroi Presidenti Tramp (Trump) në një postim në rrjetin social virtual “Truth” - të shoqëruar nga një imazh i anijes spitalore detare “USNS Mercy”.


Marina e Shteteve të Bashkuara operon dy anije spitalore, “USNS Mercy” dhe “USNS Comfort”, të cilat, mbështesin trupat gjatë misioneve dhe ofrojnë shërbime për ndihmë në rast fatkeqësish dhe operacione humanitare.


Në kulmin e pandemisë në vitin 2020, Marina dërgoi anijen “Comfort” në Qytetin e Jorkut të Ri, e cila, ishte epiqendra e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.


Vendndodhja strategjike e Groenlandës, me një popullsi prej vetëm 56 mijë banorësh, dhe rrjeti i kufizuar rrugor, do të thotë që banorët udhëtojnë kryesisht me anije, helikopter dhe aeroplan midis qyteteve të ishullit.


Uashingtoni ka një bazë ushtarake në Groenlandë, “Pituffik Space”, në bregun perëndimor të ishullit.


Njoftimi i Presidentit Tramp (Trump) vjen një muaj pas përshkallëzimit të përpjekjeve për të blerë Groenlandën, gjë që kishte ngritur shqetësime midis aleatëve evropianë, pasi presidenti amerikan vuri në dukje se vendi nuk do të pranonte asgjë më pak se kontroll të plotë të pjesës autonome të Mbretërisë së Danimarkës.


Në janar, Presidenti Tramp (Trump) njoftoi kornizën për një marrëveshje të ardhshme mbi Groenlandën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page