GREQI | MINISTRI I MBROJTJES NIKOS DHENDHIAS (DENDIAS): DO TË DISLOKOJMË BATERI ME RAKETA “PATRIOT” PËR TË MBROJTUR BULLGARINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 6
- 1 min read

Athinë, Greqi | “Greqia do të vendosë një bateri të sistemit të saj të mbrojtjes nga raketat Patriot për të mbuluar pjesën më të madhe të territorit bullgar”.
Kështu tha Ministri Grek i Mbrojtjes Nikos Dhendhias (Dendias) - sipas raportimeve të enteve mediatike greke.
“Sistemi mbrojtës do të vendoset brenda orëve të ardhshme, në një zonë të përshtatshme brenda pjesës veriore të territorit grek”, tha Ministri Dhendhias (Dendias) - duke shtuar se një palë avionë luftarakë F-16 do të transferohen në një aeroport në Greqinë veriore, me qëllimin e vetëm për të siguruar mbulim shtesë për Bullgarinë.
Patriotët janë një sistem raketash të drejtuara tokë-ajër, i aftë të synojë si avionë ashtu edhe raketa balistike dhe konsiderohen si një nga asetet më të rëndësishme të mbrojtjes ajrore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments