top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI EMANUEL MAKRON PATI BISEDË TELEFONIKE ME KRYEMINISTRIN GREK QIRJAKOS MICOTAQIS (KYRIAKOS MITSOTAKIS).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Athinë, Greqi | Fregata franceze që u nis me shpejtësi drejt Qipros pas sulmit me dron në bazën britanike në Akrotiri, ka lundruar prej disa orësh, diçka që Presidenti Emanuel Makron e kishte njoftuar që nga e mërkura, 4 mars 2022.


Pas këtij zhvillimi, presidenti francez pati një bisedë me kryeministrin grek Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis), ku shqyrtuan situatën si në ishull, ashtu edhe në Iran dhe Liban.


Burime diplomatike franceze, të cilat, nuk u identifikuan, theksuan se Presidenti Makron, në komunikimin e tij me Kryeministrin Micotaqis (Mitsotakis), por edhe me kryeministren e Italisë, Xhorxha (Giorgia) Meloni, ranë dakord të koordinojnë veprimet e tyre në lidhje me dërgimin e aseteve ushtarake në Qipro dhe Mesdheun lindor dhe të punojnë së bashku për të siguruar lirinë e lundrimit në Detin e Kuq.


Nga Athina, duke komentuar rrjedhjen e informacionit francez, ata vunë në dukje se Kryeminsitri Micotaqis (Mitsotakis) dhe Presidenti Makron ranë dakord të jenë në kontakt dhe të koordinohen për zhvillimet në rajonin më të gjerë.


Greqia ka dërguar fregatat “Kimon” dhe “Psara”, si dhe dy palë avionë F-16 në Qipro, pas sulmit me dron që ndodhi të hënën në bazën britanike në Akrotiri.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page