TRASHJE RETORIKASH MES GREQISË DHE TURQISË | MINISTRI GREK I MBROJTJES KOMBËTARE NIKOS DHENDHIAS (DENDIAS) REAGOI NDAJ KOMENTEVE TË KUNDËRADMIRALIT TURK ZEKI AKTURK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 26, 2025
- 2 min read

Ishulli i Samosit, Greqi | “Greqia nuk po kërcënon, por është absolutisht e vendosur të mbrojë të drejtat e saj sovrane”.
Ky ishte mesazhi-përgjigje i Ministrit grek të Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dhendhias (Dendias), ndaj akuzave të Turqisë, ditën e Krishtlindjeve.
Nga Samosi, ku ndodhet sot, të premten, më 26 dhjetor, ministri iu përgjigj qëndrimit të Ministrisë së Mbrojtjes Turke.
“Atdheu ynë nuk kërcënon askënd. Greqia nuk ka shprehur asnjë fjalim revizionist. Nuk ka formuluar asnjë kërcënim ndaj asnjërit prej fqinjëve të saj, nuk ka regjistruar ose shprehur ndonjë pretendim territorial apo tjetër kundër ndonjë vendi tjetër, e lëre më të ketë lëshuar një kërcënim lufte.
Por nga ana tjetër, vendi ynë është absolutisht i vendosur të mbrojë sovranitetin dhe të drejtat e tij sovrane.
Është një detyrim kushtetues i forcave të armatosura të çdo gruaje dhe burri grek.
Në këto ditë të shenjta, Greqia po dërgon një mesazh vetëbesimi kombëtar bazuar në historinë e saj, traditat e saj, por edhe si një detyrim ndaj brezave të ardhshëm të grekëve”, deklaroi me bindje Ministri Dhendhias (Dendias) nga kampi i ADTE-së së 79-të, ku po qëndron për vizitë.
Gjatë informimit të rregullt javor të redaktorëve, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Turke, Kundëradmirali Zeki Akturk, ia kishte atribuuar përgjegjësinë për shkeljet e hapësirës ajrore greke në Egje... Greqisë.
“Në bazë të akuzave për shkelje të hapësirës ajrore qëndron mospërputhja historikisht e paprecedentë e Greqisë në lidhje me qasjen e saj ndaj ujërave territoriale dhe hapësirës ajrore.
Fluturimet e kryera nga vendi ynë në Egje zhvillohen në hapësirën ajrore ndërkombëtare.
Turqia tenton t'i zgjidhë të gjitha problemet me Greqinë me mjete paqësore, përmes dialogut dhe negociatave, brenda kuadrit të së Drejtës Ndërkombëtare, vullnetit të mirë të ndërsjellë dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, tha Kundëradmirali Zeki Akturk.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments