GREQI | KRYEMINISTRI QIRJAKOS MICOTAQIS (KYRIAKOS MITSOTAKIS) NJOFTOI NJË RRITJE TË PAGËS MINIMALE MUJORE BRUTO NË 920 €; U SHTUA ME 40 €.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Athinë, Greqi | Kryeministri Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) njoftoi rritje të pagës minimale mujore bruto; ajo shkoi 920 euro.
Vendimi do të hyjë në fuqi më 1 prill.
Kështu raportuan ente të ndryshme mediatike greke.
Kjo përfaqëson një rritje prej 40 eurosh krahasuar me pagën minimale të mëparshme.
Qëllimi i qeverisë, është që paga minimale të arrijë në 950 euro deri në vitin 2027, vitin në të cilin përfundon mandati i dytë i saj.
“Në një kontekst kaq kompleks, forca kombëtare (...) duhet të mbështetet nga stabiliteti dhe uniteti i brendshëm”, tha Kryeministri Micotaqis (Mitsotakis).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments