GREQI | KRYEMINISTRI QIRJAKOS MICOTAQIS (KYRIAKOS MITSOTAKIS): MARRËVESHJA ME EXXONMOBIL-in ËSHTË MOMENT HISTORIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Athinë, Greqi | Kryeministri Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) e përshkroi marrëveshjen me ExxonMobil-in për eksplorimin e hidrokarbureve në Detin Jon si historike në një videomesazh të postuar në mediat sociale virtuale.
“Sot po shkruajmë një kapitull të ri në historinë e energjisë së Greqisë”, tha Kryeministri Micotaqis (Mitsotakis).
“Ky nuk është thjesht një investim tjetër. Është shpimi i parë eksplorues në vendin tonë në pothuajse 40 vjet”, shtoi ai, duke shtuar se procesi mund të fillojë brenda 18 muajsh.
E nënshkruar gjatë takimeve të Partneritetit ShBA-Greqi për Bashkëpunim Transatlantik të Energjisë (P-TEC) në Athinë, marrëveshja është për Bllokun 2 të Detit Jon, në veriperëndim të Korfuzit, i konsideruar si një nga koncesionet më të pjekura në det të hapur të Greqisë.
“Exxon-i do të marrë 60% të aksioneve në koncesion, ndërsa Energean do të ketë 30% dhe HelleniQ Energy 10%.
Energean do të drejtojë projektin gjatë eksplorimit dhe Exxon-i do të marrë përsipër nëse shpimet eksploruese rezultojnë të suksesshme”, thanë kompanitë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments