KRYEMINISTRI GREK QIRJAKOS MICOTAQIS (KYRIAKOS MITSOTAKIS): PROGRAMI I MODERNIZIMIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA ËSHTË NË PROCES.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 2 min read

Athinë, Greqi | “Greqia po zbaton programin më ambicioz të modernizimit në historinë e Forcave të saj të Armatosura, me mbi 28 miliardë € të angazhuara gjatë 12 viteve - një vizion i reflektuar simbolikisht në fasadën e re bio-klimatike të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare”, tha kryeministri Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) në ceremoninë e zbulimit të projektit të mërkurën në mbrëmje.
Ai e lidhi ripërtëritjen ushtarake me identitetin kombëtar dhe vazhdimësinë historike, duke e quajtur projektin e skulptorit Kostas Varocos (Varotsos) një homazh për ata që sakrifikuan për liri.
Ai tha se ndërtesa e përmirësuar mishëron si përparimin teknologjik ashtu edhe kujtimin.
Kreyministri Micotaqis (Mitsotakis) riafirmoi se mbrojtja e atdheut është një prioritet i panegociueshëm, duke theksuar blerjet e fundit të Greqisë të avionëve luftarakë Rafale dhe F-16 Viper, avionëve luftarakë F-35 që do të dalin së shpejti, fregatave Belharra dhe sistemeve të zgjeruara pa pilot, duke vënë në dukje se Forcat e Armatosura po forcohen si kurrë më parë.
Fasada e re shtrihet në 340 metra, duke paraqitur 730 grila vertikale alumini që përmirësojnë efikasitetin energjetik dhe koherencën arkitekturore.
Ajo është pjesë e “Arkës së Kujtesës Kombëtare” të skluptorit Varocos (Varotsos), mbi të cilën, janë gdhendur emrat e 121,692 heronjve të rënë.
Ministri i Mbrojtjes Nikos Dhendhias (Dendias) e përshkroi krijimin e skluptorit Varocos (Varotsos) si ngritje dhe restaurim, duke vënë në dukje se elementët vertikalë metalikë simbolizojnë besimin dhe ashpërsinë që na çojnë drejt së ardhmes.
Ai njoftoi një konkurs dizajni për të ridizajnuar Monumentin e Ushtarit të Panjohur, me qëllim përforcimin e rolit të tij si simbol i unitetit kombëtar.
Dy ullishte, me përkatësisht 25 dhe 28 pemë, në ministri, shënojnë datat historike të Greqisë (25 marsin 1821, fillimin e Luftës së Pavarësisë, dhe 28 tetorin 1940, kur Greqia sfidoi pushtimin fashist).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments