top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREQI | KRYEMINISTRI QIRJAKOS MICOTAQIS (KYRIAKOS MITSOTAKIS) I DHA QYTETARINË GREKE LEVIAN GOGËS NË SHENJË MIRËNJOHJEJE PËR AKTIN QË LIDHEJ ME PËRPJEKJEN E TIJ PËR TË SHPËTUAR DY FËMIJË NGA MBYTJA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 17
  • 1 min read
Pamje nga ceremonia zyrtare objekt i këtij artikulli.
Pamje nga ceremonia zyrtare objekt i këtij artikulli.

Athinë, Greqi | Në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në rezidencën qeveritare greke “Maksimu” z. Levian Goga iu dha qytetaria greke.


Ky akt administrativ u ndërmuar sepse ai rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar dy fëmijë nga lumi Arahthos në muajin qershor të vitit 2025.


Z. Levian Goga bëri betimin si qytetar grek përpara Kryeministrit Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis), në prani të ministrit të Brendshëm Theodoros Livanios dhe sekretarit të Përgjithshëm për Çështjet e Shtetësisë, Dimitris Karnavos.


Faleminderit për atë që bëre. E meriton këtë nder dhe më shumë”, deklaroi Kryeministri Micotaqis (Mitsotakis) fill pasi z. Goga kreu betimin se do të ishte besnik i interesave të shtetit grek.


Z. Goga ishte i ftuar nderi në pritjen për përvjetorin e rivendosjes së demokracisë në Greqi, pritje e organizuar në muajin korrik nga kryetari i Parlamentit të Republikës së Greqisë, Kostas Tasulas (Tasoulas).

Pamje nga ceremonia zyrtare objekt i këtij artikulli.
Pamje nga ceremonia zyrtare objekt i këtij artikulli.
Pamje nga ceremonia zyrtare objekt i këtij artikulli.
Pamje nga ceremonia zyrtare objekt i këtij artikulli.
Pamje nga ceremonia zyrtare objekt i këtij artikulli.
Pamje nga ceremonia zyrtare objekt i këtij artikulli.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page