top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREQI | KOMPANIA GREKE “INTRACOM DEFENSE” DO TË PRODHOJË PJESË PËR RAKETAT AMERIKANE PATRIOT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Athinë, Greqi | Kompania greke “Intracom Defense”, ose “IDE”, tha të mërkurën se i janë dhënë kontrata me vlerë më shumë se 108 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar për të prodhuar pjesë për raketat Patriot të gjigantit amerikan të mbrojtjes “Raytheon”.


IDE”-ja është pjesë e zinxhirit global të furnizimit të “Raytheon”-it për sistemin tokë-ajër që përdoret kundër raketave balistike dhe avionëve.


Raytheon”-i i përket “RTX Corporation” me seli në Arlington - të Virxhinias.


IDE”-ja tha se kontratat e Patriot-it riafirmojnë rolin e saj si një partner strategjik industrial kryesor … përgjegjës për ofrimin e artikujve kryesorë fundorë që mbështesin gatishmërinë operacionale, disponueshmërinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të Patriot në të gjithë botën.


IDE”-ja është e përfshirë në projekte që përfshijnë elektronikën e raketave, mbikëqyrjen, energjinë elektrike hibride dhe sistemet pa pilot.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page