top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREQI | BUJQIT DHE BLEGTORËT U TUBUAN NË ATHINË NË SHENJE PROTESTE; DENONCUAN SE QEVERIA NUK MERR PARASYSH KËRKESAT E TYRE; U ZOTUAN SE DO TË VAZHDOJNË PROTESTAT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 14
  • 1 min read

Athinë, Greqi | Trafiku në qendër të Athinës u rivendos në mesditë të shtunën, pasi mijëra fermerë nga e gjithë Greqia, të cilët, ishin mbledhur për të protestuar kundër rritjes së kostove të prodhimit dhe konkurrencës së ashpër nga jashtë, u larguan gradualisht nga Sheshi Sintagma.


Policia tha se rrugët “Vasilissis Amalias”, “Vasilissis Sofias” dhe “Panepistimiou” u rihapën për trafikun pasi u bllokuan gjatë natës.


Rreth 40 traktorë dhe 2500 protestues u mblodhën para Parlamentit të premten, përfshirë fermerë, blegtorë dhe bletarë nga Hania.


Atyre iu bashkuan përfaqësues të sindikatës së sektorit publik ADEDY, shoqatave studentore dhe krerëve të kooperativave bujqësore, të cilët, morën pjesë në mbështetje.


Fermerët kanë protestuar prej muajsh për shkak të kostove të prodhimit, çmimeve të ulëta për produktet e tyre dhe vonesave në pagesën e subvencioneve të mbështetura nga Bashkimi Evropian.


Mbarështuesit e bagëtive, të cilët, kanë parë kopetë e tyre të shkatërrohen nga therjet masive për shkak të një shpërthimi të lisë së deleve dhe dhive, janë bashkuar në tubime.


Prodhuesit thonë se këto çështje janë ngritur në takimet e mëparshme me kryeministrin, por ata nuk kanë marrë mbështetjen e nevojshme për të mbijetuar.


Përpara se të largohej nga Sheshi Sintagma, z. Rizos Maroudas, kreu i Federatës së Bashkuar të Shoqatave Bujqësore të Larisës, tha se qeveria ka hapësirë ​​fiskale, por jo vullnet politik për të adresuar problemet e tyre, duke shtuar se protestat do të vazhdojnë derisa të plotësohen kërkesat.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page