GREQIA DO TË MARRË PJESË NË FORCËN E PAQES NË GAZË ME NJË BATALION TË POSAÇËM (SPECIAL).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Athinë, Greqi | Greqia planifikon të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë, me një batalion të posaçëm (special) që do të përfshijë automjete të blinduara që do të marrin pjesë në ruajtjen e sigurisë, si dhe mjekë dhe inxhinierë, duke përmirësuar kështu praninë e saj krahasuar me misionin e saj të fundit ndërkombëtar si pjesë e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë në Afganistan (ISAF), nga janari 2002 deri në korrik 2021.
Si pjesë e ISAF-it, kontingjenti grek kishte shpërndarë furnizime mjekësore dhe ndihmë humanitare, kishte ndihmuar në rindërtimin e ndërtesave qeveritare dhe shkollave dhe në mirëmbajtjen e punëve publike, si dhe kishte pastruar fushat e minuara.
Tani, me 100-150 personel, batalioni nuk do të jetë në fuqinë e plotë; por roli i sigurisë është një shtesë e kohëve të fundit në plan, në përputhje me dëshirën e qeverisë që Greqia të marrë një pjesë më aktive në menaxhimin e krizave, të paktën në afërsi të saj të menjëhershme.
Komponenti i sigurisë ka shumë të ngjarë të përdorë automjete të blinduara sigurie M1117, lloji i përdorur nga policia ushtarake amerikane.
Forca e Stabilizimit është pjesë e planit të paqes në Gazë, të dakordësuar nga Hamasi dhe Izraeli tetorin e kaluar dhe të mandatuar nga Rezoluta 2803 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 17 nëntor.
Greqia ishte ndër vendet e para që mbështeti propozimin e ShBA-ës për një forcë, duke fituar falënderimet e Uashingtonit dhe duke kapërcyer kundërshtimin e brendshëm për t'i vënë forcat greke në rrezik.
Përbërja dhe roli i kontingjentit grek u arrit pas konsultimeve të gjera si me ShBA-ës ashtu edhe me Izraelin.
Nuk është përcaktuar se kur do të vendoset forca, por dy oficerë grekë janë caktuar tashmë për Koordinimin Civilo-Ushtarak të udhëhequr nga ShBA-ës në qytetin jugor izraelit Kiriat (Kiryat) Gat.
Batalioni grek do të vendoset brenda perimetrit të sigurisë të vendosur në Gazë nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
Meqenëse komponenti i forcës së sigurisë është i vogël, ai do të veprojë si pjesë e një force më të madhe.
Detashmenti grek do të jetë pjesë e një force fillestare prej 8 mijë trupash, të udhëhequr nga Komanda Qendrore e ShBA-ës dhe në të cilën vendet që kufizohen me Gazën, Egjiptin dhe Izraelin do të luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm.
Forca pritet të zgjerohet së shpejti në 20 mijë trupa që veprojnë sipas modelit të ISAF-it, por as afër niveleve të asaj force, të cilat arritën në 180 mijë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments