GONDARI: “KAMELOTI I AFRIKËS”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 18, 2024
- 1 min read
Etiopi | I njohur për koleksionin e tij mbresëlënës të kështjellave mbretërore dhe fortifikimeve të shkatërruara, Gondari shpesh quhet “Kamelot i Afrikës”.
Qyteti u themelua nga sundimtari Fasilides në fillim të viteve 1600, duke u bërë kryeqyteti i parë fiks i Perandorisë Etiopiane.
Për gati 3 shekuj, qyteti pa arritje të mëdha në art, arkitekturë dhe tregti, duke përfshirë kompleksin e mrekullueshëm mbretëror Fasir Gebbi.
Gondari përfundimisht filloi të bjerë pas vdekjes së mbretit Ijasu I në vitin 1706.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































