top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA NDËRAMERIKANE E TË DREJTAVE TË NJERIUT DËNOI PERUNË PËR STERILIZIMET E DETYRUARA GJATË QEVERISJES SË ISH-PRESIDENTIT ALBERTO FUXHIMORI (FUJIMORI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 7
  • 1 min read

Limë, Peru | Gjykata Ndëramerikane e të Drejtave të Njeriut (IACHR) dënoi Perunë për sterilizimin e detyruar dhe vdekjen në vitin 1997 të një gruaje fshatare, Selia (Celia) Ramos Durand, si pjesë e Programit Kombëtar për Shëndetin Riprodhues dhe Planifikimin Familjar, të hartuar nga ish-Presidenti Alberto Fuxhimori (Fujimori), i cili, ishte në pushtet nga viti 1990 deri në vitin 2000.


Gjyqtarët theksuan se ky nuk është një rast i izoluar, por më tepër pjesë e një politike masive shtetërore që synonte kryesisht gratë në situata të cenueshme.


Në vitet 1990, Peruja u përfshi në një konflikt të dhunshëm të brendshëm midis guerilëve të ekstremit të majtë dhe qeverisë populiste të udhëhequr nga ish-Presidenti Fuxhimori (Fujimori), i cili, vdiq në vitin 2024 pasi vuajti 16 vjet burg për shkelje të të drejtave të njeriut.


Gjatë kësaj periudhe, gratë e varfra dhe të paarsimuara, shumë prej tyre indigjene Kueçua (Quechua), u sterilizuan me forcë.


IACHR-ja i quan këto abuzime shembull të qartë të dhunës institucionale ndaj grave dhe po i bën thirrje shtetit të kërkojë falje publike, të ofrojë kompensim financiar dhe të nisë një hetim të brendshëm për të identifikuar ata që janë përgjegjës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page