GJYKATA KUSHTETUESE DO TË MARRI NË SHQYRTIM PADINË KUNDËR LIGJIT TË QEVERISË PËR TAKSIMIN E PROFESIONEVE TË LIRA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 26, 2024
- 1 min read
Tiranë, shqipëri | Gjykata Kushtetuese pranoi padinë Grupit të Partisë Demokratike për ligjin për taksimin e profesioneve të lira.
Gjykata Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike, si dhe thirrjen në këtë gjykim, në cilësinë e subjekteve të interesuara, Kuvendin e Shqipërisë dhe Këshillin e Ministrave.
Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar palës paditëse që të paraqesë argumente shtesë- nëse kanë - brenda datës 21 maj 2024.
VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE.
Ju njoftojmë se në shqyrtimin paraprak të kërkesës së kërkuesve jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimi i nenit 24, pika 2 nenit 69, pika 1. germa “d”, fjalia e dytë, të ligjit nr. 29/2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 05.04.2024, bazuar në nenin 21, pika 1, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, (ligji nr. 8577/2000), ka vendosur kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike si dhe thirrjen në këtë gjykim, në cilësinë e subjekteve të interesuara, Kuvendin e Shqipërisë dhe Këshillin e Ministrave.
Për zhvillimin sa më të plotë të këtij gjykimi, Gjykata Kushtetuese e çmon të nevojshme vënien në dispozicion, brenda datës 21.05.2024, të parashtrimeve me shkrim, nëse keni argumente shtesë për kërkesën e paraqitur.
Parashtrimet, si dhe çdo dokument/material të paraqitet në aq kopje sa janë palët.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































