top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E APELIT CAKTOI 11 QERSHORIN SI DATËN KUR DO TË RINISË SËRISH GJYKIMIN E VULËS DHE TË STATUTIT TË PARTISË DEMOKRATIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 17, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Apelit në Tiranë ka caktuar 11 qershorin (ora 10:00) si datën kur do të rinisë sërish gjykimin e vulës dhe të statutit të Partisë Demokratike.

 

Realtore do të jetë gjyqtarja Alma Ahmeti. Trupa gjykuese do të përbëhet nga Iliba Bezati dhe Elona Toro.

 

Çështja për vulën e Partisë Demokratike u rikthye në Gjyaktën e Apelit pas vendimit të Gjykatës së Lartë me 27 dhjetor 2023.

 

Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerësoi se Gjykata e Apelit nuk ka kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk ka kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes, dhe ka interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.

 

Gjykata e Lartë zbardhi më 18 mars 2024 arsyet që prishën vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

 

Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga pala kërkuese në këtë gjykim, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit përmban shkaqe, të cilat e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

 

Tre muaj më parë Gjykata e Lartë vendosi të prishë vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës, me argumentin se ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj.

 

Në vendimin prej 36 faqesh, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga pala kërkuese në këtë gjykim, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Rithemelimit përmban shkaqe të cilat, e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

 

Gjykata e Lartë doli në konkluzionin se çështja duhet rigjykuar në Gjyaktën e Apelit nga një trupë tjetër.

 

Kolegji vlerëson se arsyetimi i vendimit nga Gjykata e Apelit nuk plotëson standardet e arsyetimit të një vendimi gjyqësor, të përcaktuar tashmë nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

 

Gjykata e Lartë vlerëson se në rastin kur padia apo kërkesa paraqitet nga një person që i mungon zotësia për të vepruar, Gjykata e Apelit vendos mospranimin e gjykimit të padisë, ose pushimin e gjykimit të padisë.

 

Në vendimin e zbardhur të Gjykatës së Lartë rreth vulës së Partisë Demokratike, Kolegji thekson se Gjykata e Apelit, përpara se të kalonte në fazën e shqyrtimit të çështjes dhe të merrte në shqyrtim vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, duhet t’i kishte dhënë përgjigje faktit nëse, vendimi i marrë sipas një gjykimi gracioz, a mund të ankimohet në një shkallë më të lartë gjykimi nga një palë, e cila nuk ka qenë e legjitimuar as nga pikëpamja formale dhe as nga pikëpamja procedurale si palë ndërgjyqëse në procesin gjyqësor të zhvilluar në Shkallë të Parë”, thuhet në vendim.

 

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page