top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJERMANI: VITI 1140 | GRATË BESNIKE TË UEINBERGUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 14, 2023
  • 1 min read

Ueinberg, Gjermani | Në vitin 1140, Mbreti Konrad (Conrad) III, po rrethonte Ueinbergun (Weinberg), një qytet i vendosur në Gjermaninë jugperëndimore. Në atë kohë, Ueinbergu (Weinsberg) ishte pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake. Para se të urdhëronte sulmin përfundimtar, Konradi (Conrad) vendosi të kursente jetën e të gjitha grave në qytet. Ai i lejoi ato të largoheshin me gjithçka që mund të mbanin mbi supe. Gratë lanë pas gjithë pasurinë e tyre, dhe dolën duke mbajtur mbi supe burrat e tyre. Kur Konradi (Conrad) e pa këtë, gjithçka që mundi të bënte ishte të qeshte, dhe të pranonte mashtrimin e tyre të zgjuar. Konradi vuri në dukje se një mbret, duhet ta mbajë gjithmonë fjalën e tij. Sot, gratë që shpëtuan jetën e burrave të tyre dhe qytetin, njihen si “Treue Weiber von Weinsberg” (Gratë besnike të Ueinbergut). Rrënojat e kështjellës ekzistojnë ende dhe njihen si Weibertreu (besnikëria e gruas).

Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page