GJERMANI: DY TË VDEKUR NGA TË SHTËNAT ME ARMË NË HESSE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 19
- 1 min read

Hese, Republika Federale e Gjermanisë | “Dy persona u qëlluan për vdekje në Bad Nauheim, Hesse. Autori është në arrati, tha një zëdhënës i policisë”.
Kështu bëjnë të ditur mediat gjermane.
“Për momentin nuk ka asnjë rrezik për banorët”, tha zëdhënësi, duke mos përjashtuar mundësinë që përveç vrasësit në kërkim, të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë.
Të shtënat kanë ndodhur pasdite pranë një kompleksi banesash; policia ka rrethuar zonën para një pallati trekatësh dhe është duke e gjurmuar, duke përfshirë përdorimin e helikopterit.
Aktualisht nuk ka të dhëna për autorin e mundshëm dhe as nuk është e qartë nëse vrasësi dhe viktimat janë njohur me njëri-tjetrin.
Deri më tani nuk është dhënë asnjë informacion për moshën dhe gjininë e dy personave të vrarë për arsye hetimore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments