top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJELBËRIMI I REVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 4 min read

Nga z. Maciej Bukowski*.

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Ndërsa inteligjenca artificiale rrit kërkesën për cloud computing, ShBA-ës dhe Evropa po ndjekin strategji çuditërisht të ndryshme.


ShBA-ja i jep përparësi shpejtësisë dhe lëndëve djegëse fosile, ndërsa Evropa predikon një rritje të kujdesshme në përputhje me objektivat klimatike.


Aleatët përballen me një sfidë të përbashkët: oreksin e egër për energji të inteligjencës artificiale.


Një studim i kohëve të fundit i MIT-it paralajmëron se revolucioni i inteligjencës artificiale mund të tejkalojë kapacitetin e energjisë në botë.


Qendrat e të dhënave në ShBA-ës konsumojnë tashmë 4.4% të energjisë kombëtare dhe konsumi mund të trefishohet deri në vitin 2030.


Aleatët nuk bien dakord se si të përgjigjen. Në Uashington, Presidenti Tramp (Trump) ka vendosur një axhendë të qartë: të çlirojë energjinë me lëndë djegëse fosile për të fituar garën e inteligjencës artificiale.


Urdhra të rinj ekzekutivë po shtohen. Ata përshpejtojnë lejet për termocentralet e qendrave të të dhënave, shumë prej të cilave me gaz, si pjesë e asaj që zyrtarët e quajnë “Projekti i Manhattanit të Inteligjencës Artificiale”.


Gjashtëmbëdhjetë vende të mundshme në pronësi të qeverisë janë identifikuar për megaqendra të inteligjencës artificiale me furnizime të dedikuara energjie.


Rritja e vazhdueshme e inteligjencës artificiale pa përkeqësuar dëmet ekologjike është jorealiste.


Për Presidentin Tramp (Trump), shpejtësia është parësore dhe qëllimet e qëndrueshmërisë vijnë të dytat - nëse vijnë.


Përtej Atlantikut, Evropa po i përmbahet manualit të saj të tranzicionit të gjelbër.


Qendrat e të dhënave të BE-së përdorin tashmë rreth 3% të energjisë elektrike të bllokut dhe konsumi mund të dyfishohet deri në vitin 2030, duke shtuar aq sa nevojat për energji të Spanjës.


Kostot e energjisë industriale në Evropë mbeten pothuajse dyfishi i atyre në ShBA-ës, duke zgjeruar hendekun e konkurrueshmërisë.


Kontinenti ka miratuar objektiva të ashpra dhe detyruese për klimën: një ulje të emetimeve prej 55% deri në vitin 2030 dhe zero emetime neto deri në vitin 2050.


Për të përballuar këto presione, Brukseli po vendos rregulla të rrepta raportimi dhe efikasiteti energjetik për qendrat e të dhënave, duke përfshirë furnizimin e detyrueshëm të energjisë së gjelbër.


Bashkimi Evropian këmbëngul se zgjerimi dixhital nuk mund të minojë angazhimet për klimën.


Asnjë vend nuk e ilustron më mirë dilemën e Evropës sesa Irlanda.


Dikur e preferuara dixhitale e kontinentit, Irlanda tani përballet me një ngarkesë kaq të madhe në rrjet sa qendrat e të dhënave konsumojnë një të pestën e energjisë kombëtare, me një shifër që pritet të rritet në vitet e ardhshme.


Operatori shtetëror i rrjetit ka vendosur një moratorium për lidhjet e reja të qendrave të të dhënave rreth Dublinit deri të paktën në vitin 2028.


Ligjvënësit irlandezë e mbështesin këtë pauzë, duke pasur frikë se përndryshe do të rrezikonte objektivat e vendit për energji të rinovueshme. Ndërkohë, industria paralajmëron se do të humbasë.


Edhe pse disa operatorë të qendrave të të dhënave po shtyjnë përpara ndërtimin e turbinave të tyre private me gaz për të anashkaluar kufizimet e rrjetit, këto plane përballen me rezistencë lokale dhe vonesa në leje.


Përvoja e Irlandës përmbledh enigmën më të madhe evropiane: si të balancohet rritja dixhitale me stabilitetin e rrjetit dhe dekarbonizimin.


Debati nxjerr në pah një përçarje të thellë ideologjike. Rritja e konsumit të karburanteve fosile në Uashington pasqyron një bast se bollëku i energjisë në afat të shkurtër do të çimentojë dominimin e inteligjencës artificiale dhe të reve kompjuterike.


Kjo qasje pasqyron pragmatizmin më të gjerë amerikan të energjisë, i cili i ka çuar ShBA-ës të shfrytëzojnë gazin e lirë dhe lejet e përshpejtuara për të ndërtuar kapacitet të dhënash me një shpejtësi marramendëse.


Në të kundërt, zgjerimi i qëllimshëm i Evropës - i ngadalësuar nga mandatet e gjelbra dhe kostot e larta të energjisë - rrezikon të gërryejë konkurrueshmërinë dhe t’i lërë terren ofruesve amerikanë.


Infrastruktura e reve nuk është vetëm një çështje ekonomike, por edhe gjeopolitike.


Varësia e Evropës nga gjigantët amerikanë të reve mund të thellohet nëse qasja e kufizuar në rrjet pengon zgjerimin e të dhënave vendase.


Pavarësisht divergjencës së thellë, shkëndija konvergjence janë të dukshme. Kompanitë kryesore amerikane të cloud computing po investojnë në zgjidhje më të gjelbra.


Google, Microsoft dhe Amazon kanë nënshkruar marrëveshje masive për energji të rinovueshme.


Në ShBA-ës, ata madje po financojnë pilotë të vegjël të reaktorëve bërthamorë modularë për të dekarbonizuar flotat e ardhshme të qendrave të të dhënave.


Në Evropë, objekti i ri i Amazon në Dublin premton të funksionojë tërësisht me energji të gjelbër dhe të ushqejë nxehtësinë e mbetur në rrjetet lokale të ngrohjes.


Tashmë, nxehtësia e tepërt nga një qendër të dhënash e Microsoft në veri të Amsterdamit furnizon me energji një serë gjigante.


Një qendër të dhënash e Google në Finlandë i ofron ngrohje bashkisë lokale falas.


Koha do të tregojë nëse këto nisma të korporatave dalin si një model për rritje të qëndrueshme.


Por përpjekjet sugjerojnë që industria e sheh menaxhimin e klimës jo si një luks, por si thelbësor për qëndrueshmërinë afatgjatë. Megjithatë, trajektoret afatshkurtra janë të qarta.


ShBA-ës po ecin me shpejtësi, edhe nëse kjo do të thotë emetime më të larta, ndërsa Evropa këmbëngul në një zgjerim më të ngadaltë dhe më të gjelbër - pavarësisht rrezikut të konkurrencës.


Secila palë po vëzhgon nga afër: Brukseli e sheh derregullimin e ShBA-ës si kthim prapa të klimës; Uashingtoni e sheh kujdesin e BE-së si rënie dixhitale të vetëshkaktuar.


Në fund të fundit, bumi i qendrave të të dhënave kap çështjen më të gjerë se si ta bëjmë ekonominë dixhitale të gjelbër pa sakrifikuar inovacionin ose sigurinë energjetike.


Rreziqet janë të larta: kushdo që i balancon më së miri këto presione mund të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e “cloud”, por edhe formën e fuqisë dixhitale transatlantike në epokën e inteligjencës artificiale.


*Z. Maciej Bukowski është ekspert i diplomacisë klimatike dhe sigurisë energjetike, si dhe kandidat për doktoraturë në Institutin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Jagiellonian në Kraków.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page