top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OPERACIONI USHTARAK “RISING LION”: IZRAELI U PREU KOKAT ZINXHIRIT KOMANDUES USHTARAK TË IRANIT DHE TRUPËS SË SHKENCËTARËVE QË ISHIN INVESTUAR PËR ÇËSHTJEN BËRTHAMORE | EMRAT E TË VRARËVE 1 PËR 1.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 21 hours ago
  • 3 min read

Jeruzalem, Izrael | Sulmi i Izraelit gjatë natës ndaj Iranit i ka prerë kokën udhëheqjes ushtarake dhe ka vrarë shkencëtarë të lartë të lidhur me programin bërthamor të Republikës Islamike.

 

Operacionet - që janë ende në vazhdim - përfaqësojnë një nga përshkallëzimet më serioze në muajt e fundit, duke kërcënuar të gjithë rajonin me një zgjerim të konfliktit me pasoja të paparashikueshme.

 

Deri më tani, forcat izraelite kanë vrarë z. Mohammad Bagheri, shefin e shtabit të forcave të armatosura që nga viti 2016; i konsideruar si një nga promotorët kryesorë të zhvillimit të programit të raketave balistike të Iranit.

 

Gjenerali ishte figura më e lartë ushtarake e vendit, por, organizata e tij, ishte në konkurrencë me Gardën Revolucionare (IRGC-në, Pasdaran-in), e cila, mban një zinxhir të veçantë komande, të lidhur drejtpërdrejt me Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei.

 

Kreu i këtij institucioni ishte z. Hossein Salami, i cili, u vra gjithashtu në orët e para të mëngjesit të sotëm.

 

Në vend të tij, Udhëheqësi Suprem ka emëruar z. Mohammad Pakpour, ish-shefin e shtabit të forcave tokësore Pasdaran, ndërsa gjenerali iranian Abdolrahim Mousavi do të zëvendësojë z. Bagheri.

 

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) konfirmuan gjithashtu se vranë komandantin e forcës ajrore të Gardës Revolucionare Islamike, gjeneralin Amir Ali Hajizadeh.

 

Komandanti i njësisë së dronëve të Forcave Ajrore të IRGC-së, i identifikuar si Taher-pour, dhe komandanti i Komandës Ajrore të Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare, Davud Shaikhain (Davoud Shaykhian), u vranë gjithashtu në të njëjtin sulm, sipas një deklarate që IDF-ja postoi në kanalet e saj të mediave sociale virtual.

 

Mbrëmë, Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake Izraelite identifikoi drejtuesit e Forcave Ajrore të IRGC-së të mbledhur në një qendër komande nëntokësore për t'u përgatitur për një sulm ndaj Shtetit të Izraelit”, tha IDF-ja, duke shtuar se avionët luftarakë të IDF-së goditën qendrën e komandës ku ndodhej z. Ali Hajizadeh, së bashku me oficerë të tjerë.

 

Forca ajrore e IRGC-së është përgjegjëse për sulme të përsëritura kundër civilëve izraelitë.


Në veçanti, z. Hajizadeh dhe vartësit e tij drejtuan sulmet me raketa dhe dronë të Iranit kundër Izraelit në muajin tetor të vitit 2024 dhe sulmin me raketa në muajin prill të vitit 2024.


Përveç kësaj, zyrtarët e lartë të eliminuar udhëhoqën sulmin ndaj objekteve të naftës të Arabisë Saudite në muajin shtator të vitit 2019.


Z. Hajizadeh ka deklaruar publikisht angazhimin e tij për shkatërrimin e Izraelit në ngjarje të ndryshme në vitet e fundit dhe ka luajtur një rol qendror në zhvillimin e planit të regjimit iranian për të shkatërruar Izraelin”, përfundon deklarata.

 

Një tjetër viktimë e sulmit izraelit është këshilltari i lartë politik i Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, z. Ali Shamkhani, i cili, u vra, sipas medias opozitare “Iran International”, ndërsa ndodhej në shtëpinë e tij.

 

Sipas disa vëzhguesve, z. Shamkhani ishte në bisedime me administratën amerikane të udhëhequr nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) për të arritur një marrëveshje mbi programin bërthamor të Iranit dhe ishte arkitekti i përpjekjes për të normalizuar marrëdhëniet me Arabinë Saudite.

 

Komandanti i Khatam al Anbiya (komanda e emergjencës), Gholam Ali Rashid, u vra gjithashtu.

 

Së fundmi, të paktën gjashtë shkencëtarë bërthamorë u vranë, një kategori që Izraeli e ka shënjestruar tashmë në të kaluarën si pjesë e politikës së tij për të penguar ambiciet bërthamore të vendit.

 

Ata ishin

1- Z. Abdolhamid Minouchehr.

2- Z. Ahmadreza Zolfaghari.

3- Z. Amirhossein Feqhi.

4- Z. Khalil Motalleblizadeh.

5- Z. Mohammad Mehdi Tehranchi (fizikant dhe rektor i Universitetit Islamik Azad në Teheran).

6- Z. Fereydoun Abbasi (i cili, drejtoi Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit midis viteve 2011 dhe 2013).

 

Brenda natës, më shumë se 200 avionë luftarakë të Forcave Ajrore Izraelite, të udhëhequr nga informacione të sakta nga Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës, goditën më shumë se 100 objektiva në të gjithë Iranin”, tha Forca Mbrojtëse e Iranit (IDF).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page