top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJASHTË FAMILJE TË PËRBËRA NGA 32 VETA JANË DUKE PROTESTUAR DHE KUNDËRSHTUAR VENDIMIN I CILI PREK BANESAT E TYRE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 15, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Gjashtë familje të përbëra nga 32 veta janë duke protestuar dhe kundërshtuar vendimin i cili prek banesat e tyre të cilat do të duhet të shemben me qëllim hapjen e vijës ku do të shtrihet autostrada Thumanë-Kashar.

ree

Familjet denoncojnë se nuk janë dëmshpërblyer dhe nuk janë në skemën e dëmshpërblimit dhe kërcënojnë të vetëdigjen me benzinë.

 

Disa prej familjareve kanë hipur tarracën e njërës prej baenasave, duke kërcënuar se do të ndërmarrin hapa ekstreme.

Raportohet se familjarët kanë paralajmëruar se do të spërkaten me benzinë dhe do t’i vënë flakën vetes, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

 

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka mbërritur në vendngjarje dhe po përgatitet të ekzekutojë vendimin.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page