FYTYRA E NJË PERANDORI KINEZ TË SHEKULLIT TË 6-të U RINDËRTUA NGA ADN-ja.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 30, 2024
- 2 min read
Pekin, Kinë | Falë ADN-së së nxjerrë nga eshtrat e tij, të gjetur në varrin e zbuluar nga arkeologët në vitin 1996, është rindërtuar fytyra e një perandori kinez që ka jetuar rreth 1500 vjet më parë: ky është perandori U (Wu), sundimtar i dinastisë Zhou Veriore, nga viti 560 deri në 578 pas Krishtit, i cili, bashkoi një pjesë të Kinës së lashtë pasi mposhti dinastinë Çi Veriore dhe vdiq në moshën 36 vjeçare, ndoshta nga një goditje në tru, siç sugjerohet nga studimi i udhëhequr nga Universitetet Kineze Fudan dhe Shiamen (Xiamen).