top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE TË GRUPIT TË HAGËS RAPORTUESJA SPECIALE E OKB-së PËR TERRITORET PALESTINEZE FRANÇESKA ALBANEZE (FRANCESCA ALBANESE) BËRI THIRRJE PËR IZOLIM GLOBAL TË IZRAELIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 22 hours ago
  • 2 min read

Bogotë, Kolumbi | Në Bogotë, kryeqytetin e Kolumbisë, Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për Territoret Palestineze, Françeska Albaneze (Francesca Albanese), foli në Konferencën Ndërkombëtare të Grupit të Hagës të thirrur javën e kaluar nga Presidenti Gustavo Petro për të prezantuar masa konkrete ligjore, diplomatike dhe ekonomike, që, mund të ndalojnë shkatërrimin e Izraelit në Gaza.


Gjatë fjalimit të saj, znj. Albaneze (Albanese), e sanksionuar së fundmi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëri një thirrje globale për të ndërprerë lidhjet me Izraelin në të gjitha nivelet, jo vetëm me përfaqësuesit e tij në territoret e pushtuara palestineze.


Ajo deklaroi se si një evropiane, kam frikë se çfarë është bërë rajoni (Bashkimi Evropian) dhe institucionet e tij për shumë njerëz.


Një vëllazëri shtetesh që predikojnë të drejtën ndërkombëtare, por udhëhiqen më shumë nga një mentalitet kolonial sesa nga parimet, duke vepruar si vasalë të perandorisë amerikane, edhe pse na zvarrit nga lufta në luftë, nga mjerimi në mjerim dhe, në lidhje me Palestinën, nga heshtja në bashkëfajësi.


Ajo theksoi se konferenca tregon se një rrugë tjetër është e mundur, duke shtuar se Grupi i Hagës ka potencialin të shënojë jo vetëm një koalicion, por një qendër të re morale në politikën botërore.


I krijuar më 31 janar të këtij viti, Grupi i Hagës përfshin Kolumbinë dhe Afrikën e Jugut, të cilat, bashkëkryesuan konferencën ndërkombëtare, si dhe Kubën, Bolivinë, Hondurasin, Malajzinë, Senegalin dhe Namibinë.


Raportuesja Speciale e OKB-së më në fund denoncoi çmontimin nga Izraeli të funksionit të fundit të mbetur të OKB-së, ndihmës humanitare, i cili, synon të lërë të vdesë urie, të zhvendosë në mënyrë të përsëritur, ose të vrasë qëllimisht, një popullsi që është shënuar për eliminim.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page