ENTI MEDIATIK “AXIOS”: MARRËVESHJE ME IRANIN DERI NË FUND TË GUSHTIT OSE SANKSIONE TË ASHPRA; MARRËVESHJA E DYTË MIDIS SHBA-ës + MBRETËRISË SË BASHKUAR + FRANCËS + GJERMANISË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 23 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Shtetet e Bashkuara - në marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë - kanë vendosur të caktojnë fundin e gushtit si afatin e fundit për arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin.
Nëse nuk arrihet një marrëveshje deri në atë datë, Iranit do t'i vendosen sanksione të ashpra.
Enti mediatik “Axios” e raporton këtë lajm, duke cituar burime, se marrëveshja u arrit nga Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio së bashku me ministrat e jashtëm britanikë, francezë dhe gjermanë.
Sanksionet do të aktivizohen sipas mekanizmit snapback, i cili, do të riaktivizojë ato të vendosura nga OKB-ja dhe të hequra sipas marrëveshjes së vitit 2015.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários