EGJIPTIANËT E LASHTË I DININ SEKRETET E GALAKTIKËS SONË | E PIKTURUAN ATË NË SARKOFAGË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 15
- 2 min read

Pekin, Kinë | Në një bashkëpunim të rrallë, arkeologët dhe astronomët kanë eksploruar së bashku sekretet e galaktikës sonë, të cilat, ndonëse i mendonim si një shqetësim modern, rezulton se egjiptianët e lashtë tashmë dinin mjaft.
Një studim i ri i botuar në “Journal of Astronomical History and Heritage” pohon se përshkrimet e Rrugës së Qumështit ishin bërë tashmë në tavanet e varreve dhe sarkofagëve në Egjiptin e lashtë.
Ata përdorën figurën e perëndeshës Nut, e cila, shoqërohet me yjet, për përshkrimin.
Megjithatë, informacione të reja janë dhënë nga astronomi Or Graur, një lektor në Institutin e Astrofizikës në Universitetin e Portsmauthit (Portsmouth), i cili, pretendon se e bënë këtë qëllimisht.
Pasi analizoi 125 përshkrime të Nut-it në varre dhe arkivole, ai zbuloi një model vizual të habitshëm.
Shumë prej tyre përmbanin elementë karakteristikë të Rrugës së Qumështit, dhe më konkretisht të Plejadave të Mëdha.
“Është një rajon shumë i errët i formuar nga pluhuri ndëryjor dhe mund të shihet me sy të lirë si një shirit që duket se ndan Rrugën tonë të Qumështit.
Prandaj, është mjaft logjike që të jetë vërejtur në Egjiptin e lashtë.
Një nga provat më të qarta të kësaj mund të gjendet në arkivolin e jashtëm të Nesitaujahet, një priftëreshe e kësaj periudhe.
Nut-i është përshkruar e shtrirë në sarkofag, trupi i saj i mbuluar me yje të përshkuar nga një vijë shumë e errët dhe e valëzuar”, tha ai.
Astronomi Grauer e interpretoi këtë vijë si një kopje të lashtë të Çarjes së Madhe.
Për astronomin, kjo hipotezë u konfirmua kur ai kuptoi se vija ishte vizatuar me simetri të madhe në lidhje me trupin e perëndeshës.
Astronomi zbuloi vija të ngjashme me Çarjen e Madhe në të paktën katër varre në Luginën e Mbretërve, përfshirë varrin e Faraonit Ramses VI, i cili, mbretëroi nga viti 1143 deri në vitin 1136 para Krishtit.
Sipas studimit, ky model mund të jetë gjithashtu i ngjashëm me strukturën optike të Rrugës sonë të Qumështit, e cila, mund të shihet në një natë të kthjellët.
Arkeologët dhe egjiptologët kanë folur tashmë për një lidhje të mundshme midis Nut-it dhe Rrugës sonë të Qumështit, por një qasje shkencore ndaj kësaj çështjeje nuk është ndjekur kurrë.
Me studimin e astronomit Graur, astrofizika u bë pjesë e ekuacionit, pasi ajo ofroi prova empirike të bazuara në modele të vërteta astronomike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments