HISTORIA E PABLOS | MAÇOKUT QË HYRI PËR TË FJETUR NË LAVATRIÇE; MBIJETOI 55 MINUTA BRENDA SAJ PASI U NDEZ NGA TË ZOTËT E SHTËPISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 14
- 2 min read

Adelaide, Australi | Emri i tij është Pablo, por në Australi është bërë i njohur si macja mrekulli.
Arsyeja? Arriti të mbijetojë në një sprovë të tmerrshme: një cikël 55-minutësh në lavatriçe.
Siç raportohet nga mediat vendore, koteleja nëntëmuajshe ishte futur në lavatriçe për fjetur.
Dikush në familje më pas, pa u vënë re, e ndezi pajisjen në një cikël të ftohtë, pa rroba brenda, për 55 minuta.
Ishte pothuajse një orë ferr për kotelen, në mëshirën e ciklit të centrifugimit të lavatriçes, ndërsa familja e kërkonte në të gjithë shtëpinë, duke kuptuar se ku kishte shkuar vetëm kur Pablo ishte tashmë në gjendje kritike.
I dërguar me urgjencë në dhomën e urgjencës dhe njësinë e kujdesit intensiv në Sash Gold Coast, një qendër veterinare 24-orëshe e specializuar në urgjencë dhe kujdes intensiv, ai mbijetoi falë kujdesit të shpejtë të mjekëve.
“Ai kishte dëmtime në tru dhe në mushkëri”, shpjegoi Dr. Ella Jarslei (Yarsley).
Nuk është e pazakontë që kotelet të mbërrijnë në qendër pasi bien aksidentalisht në një lavatriçe që më pas është ndezur, por, Pablo ishte ndoshta në gjendjen më të rëndë që kam parë në një rast si ky prej shumë kohësh.
Jo shumë njerëz kanë parë mace që kalojnë nëpër një cikël të plotë në një lavatriçe dhe mbijetojnë. Është pothuajse një mrekulli.
Pas shtatë ditësh në klinikë, Pablo është shëruar plotësisht, me vetëm lëndime të lehta në putrën dhe në majë të bishtit.
Për më tepër, në javët e fundit macja është shfaqur edhe në televizion, në një reportazh nga kanali australian 7News që rrëfeu përvojën e tij të hidhur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments