FUQIA ABSOLUTE E ARKETIPEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 25, 2023
- 1 min read

Vjenë, Austri | Jungu thoshte në seminaret e vitit 1936: “Ne nuk mund ta dimë më kush jemi. Është fenomeni karakteristik që shfaqet sapo një situatë arketipike bëhet dërrmuese. Kur një arketip është konsteluar, ekziston vazhdimisht rreziku i asimilimit me arketipin. Është një përvojë që duhet ta kesh pasur për ta kuptuar. Ky fenomen mund të vërehet më qartë në mesin e njerëzve që janë të pushtuar nga paniku, ose të ngjeshur në një turmë të madhe, të lëvizur nga një mendim ose ndjenjë kolektive. Individi nuk e kupton që është tretur, megjithëse e ka humbur mendjen si gjithë të tjerët. Kjo ndodh në mënyrë të padukshme. Jemi tretur nga brenda, befas jemi bërë diçka tjetër, dhe nuk e kuptojmë; kjo është ana shqetësuese e fenomenit…. Arketipi ju hipnotizon, ju pushton dhe ju mbeteni robër të tij.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments