top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI YZBERISHT; TIRANË | AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT BLLOKOI 738 KG FILETO DHE GJOKS PULE TË KOMPANISË “KMY” (KOMBINATI I MISHIT YZBERISHT); PO E USHQEJNË POPULLIN ME MBETURINA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 59 minutes ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bllokoi:

1- Shtatëqind e tridhjetë e tetë (738) kg fileto dhe gjoks pule të kompanisë “KMY” (Kombinati i Mishit Yzberisht).


Gjatë inspektimeve të kryera nga Drejtoria rajonale e Autoritetit Kombëtar, dega Tiranë, janë konstatuar problematika me sigurinë ushqimore subjektin e biznesit, “KMY”.


Në subjektin “KMY” me aktivitet përpunim mishi, u konstatua një ambient ndihmës me kushte higjienosanitare të papërshtatshme.


Ambienti i cili u bllokua nga DRAKU Tiranë dhe do të qëndrojë i bllokuar deri në plotësimin e kushteve higjienosanitare sipas legjislacionit në fuqi.


Gjithashtu DRAKU Tiranë bllokoi sasinë prej 738 kg produkte fileto pule dhe gjoks pule, produkte që gjendeshin në keto ambjente pasi shkrirja e tyre bëhej në kushte jo të përshtatshme higjienosanitare.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page